MPB: Ndërpritet kanali ndërkombëtar i drogës, konfiskohen 40 kg marijuhanë

Maqedonia

MPB: Ndërpritet kanali ndërkombëtar i drogës, konfiskohen 40 kg marijuhanë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (21.01.2021) polica ka ndërpre një kanal ndërkombëtarë për transport të drogës, marijuhanës e cila nga Kosova është transportuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast në hyrje të Shkupit është ndaluar një makinë “Shkoda Fabija” e drejtuar nga A.M.42 vjeç nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të makinës janë gjetur dy thasë me marijuhanë, me afro 40 kg, në vlerë prej mbi 100 000 euro.

Personi A.M. është arrestuar dhe dërguar në stacion policorë për procedurë të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat