Ulet numri i rasteve aktive me coronavirus, sot 658 të shëruar në Maqedoni

Maqedonia

Ulet numri i rasteve aktive me coronavirus, sot 658 të shëruar në Maqedoni

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:36
Foto Ilustrim

Instituti për Shëndet Publik në RMV në 24 orët e fundit ka regjistruar 658 pacientë si të shëruar nga coronavirusi.

Me rastet sotme, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar “betejën” me COVID-19 shkon në 76.045.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 90.124, ndërsa ka pasur edhe 2.768 viktima.

Kurse numri i rasteve aktive është 11.311, prej të cilave shumica janë në Shkup (6.455), më pas në Tetovë (467), Kumanovë (433), Kavadar (355), Gostivar (306) dhe qytete tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat