Gjobiten 407 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Maqedonia

Gjobiten 407 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:22
Ilustrim

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se dje janë regjistruar 407 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

"Gjatë 24 orëve të kaluara (22/23.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 409 kundërvajtje”, thonë nga MPB.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për ballafaqim me coronavirusin.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni kishte 307 raste të reja nga 1.854 testime, dhe po ashtu kishte 658 pacientë të shëruar dhe 14 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat