Një burrë u gjet i vdekur në ujërat e Pçinja afër Katlanovës

Maqedonia

Një burrë u gjet i vdekur në ujërat e Pçinja afër Katlanovës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Një person me iniciale S.P. i moshës 73 vjeçare nga Katlanova u gjet i vdekur në afërsi të urës në autostradën Veles – Katlanovo, në ujërat e lumit Pçinja.

Burri 73-vjeçar u raportua të ishte larguar nga shtëpia më 20 janar 2021.

Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, trupi i pajetë u raportua dje në orën 13.56 në SPB-Shkup.

Vdekja është konstatuar nga ekipi i ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksione në mjekësinë ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat