Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje

Maqedonia

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të lehta bore ka në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë.

Në disa drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të imëta.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore të jenë të kalueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat