Presidenti Pendarovski e nënshkroi dekretin për regjistrimin e popullsisë në prill

Maqedonia

Presidenti Pendarovski e nënshkroi dekretin për regjistrimin e popullsisë në prill

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:09
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas konsultimeve me ekspertë juridik, sot e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrim të Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave në Maqedoninë e Veriut që do të bëhet në prill të vitit 2021.

Presidenti Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, a të dhënat e fituara të jenë në dobi të zhvillimit të përgjithshëm, me çka do të mundësohet formulimi i strategjive afatgjate në fushat vitale të shtetit, thotë kabineti i tij.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat