Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion ka pranuar tetë administratorë të rinj

Maqedonia

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion ka pranuar tetë administratorë të rinj

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:16
Biljana Ivanovska

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Antikorrupsion, për ” Utrinski Brifing” tha se “Antikorrupsioni” ka pranuar tetë punonjës “me kohë të plotë” nga Ministria e Sistemit Politik të zv. Kryeministrit të Parë Artan Grubi, por se ata janë të obliguar që ti sistemojnë ato.

“Bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të rinj, dhe mund të kemi nevojë për këshilltarë të vjetër. Tani trajnimi duhet të bëhet dhe sistematizimi të rregullohet.

Edhe pse është absurde, sepse ne po luftojmë kundër ndryshimeve në sistematizim, kur ato bëhen me qëllim për punësim”, tha Ivanovska.

Ajo tha se kishte marrë një premtim, për të lëvizur në ndërtesën ku ndodhet tani ministria e Grubit. Komisioni për Antikorrupsion dhe Policia Financiare, të cilat sipas Ivanovskës janë institucione më të rëndësishme, fillimisht duhej të lëviznin atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat