Kovid 19/ Në repartet infektive trajtohen 608 pacientë, ka shtretër të lirë

Maqedonia

Kovid 19/ Në repartet infektive trajtohen 608 pacientë, ka shtretër të lirë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me virusin korona të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 608 dhe ka  rreth 559 shtretër të lirë në qendrat kovid, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në repartet infektive në vend në 24 orët e fundit është raportuar se trajtohen 334 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me korona virusin.

Në bazë të raporteve të spitaleve që mbërrijnë  në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë shtruar 25 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në Spitalin në Shtip janë shtruar 37 pacientë, në repartin infektiv në Tetovë ka 13 pacientë, në Veles trajtohen 22 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë.

Në qendrën kovid në Ohër janë të shtruar 65 pacientë, në Prilep 19, në qendrën kovid në Gostivar 17, ndërsa në Strugë 24 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 18 pacientë, në Koçan 5,  në Kërçovë 12, Kavadar 17, në Gjevgjeli  dy persona, ndërsa në Dibër 13 persona pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona.

Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se numrat ndryshohen nga orë në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të pacientëve.

Gjatë ditës po bëhen edhe çregjistrime të pacientëve të shëruar me çfarë do të lirohen në shtretër të lirë.

Nga MSH theksojnë se të gjitha repartet në spitalet klinike kanë në dispozicion  shtretër spitalorë, drejt të cilëve ka furnizim me oksigjen, se dhe Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitete dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat