Pjesëmarrja e Arbër Ademit në takimin online me grupin për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar

Maqedonia

Pjesëmarrja e Arbër Ademit në takimin online me grupin për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, Shefi i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, mbajti fjalimin e tij në takimin online me Grupin Parlamentar për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, si anëtar i grupit.

Duke iu referuar bashkëpunimit strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si aleatë të barabartë në Aleancën e NATO-s, Ademi veçanërisht falënderoi mbështetjen logjistike dhe ushtarake Britanike të Armatës sonë, dhe në atë kontekst Aleancën e NATO-s që dërgoi kontigjent të veçantë në aeroportin e Shkupit me pajisje të konsiderueshme mjekësore për menaxhim me Covid në vlerë prej mbi një milion euro.

Ademi gjithashtu, theksoi ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm nga Mbretëria e Bashkuar në lidhje me aspiratat tona Euro-Atlantike. Në atë kontekst, shprehu shpresën se brenda presidencës Portugeze të BE-së do të mbahet Konferencë Ndërqeveritare, me çka do të follonin negociatat në grupe, në përputhje me metodologjinë e re.

Me këtë rast, duke iu përgjigjur pyetjeve të kolegëve britanikë në lidhje me përpjekjet tona për të kapërcyer pengesat aktuale për hapjen e negociatave nga Bullgaria, i theksoi linjat tona të kuqe në lidhje me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat