Lëshohet në përdorim skilifti me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Lëshohet në përdorim skilifti me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:56
Kodra e Diellit

Sot është lëshuar në përdorim skilifti i ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, i cili do të jetë në dispozicion për ata që e duan skijimin.

Në Kodrën e Diellit ka qenë i pranishëm ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se ky skilift do të mundësojë kushte të reja për të gjithë turistët.

“Jemi të bindur se investimet e këtilla do të tërheqin turistë, jo vetëm nga rajoni por edhe shtete tjera. Gjithçka bëhet me qëllim që të ndikojmë në zhvillimin ekonomik të Tetovës dhe rajonit”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se nëpërmjet Elem Toursit tashmë janë përgatitur disa projekte, të cilët duhet të realizohen.

Ndryshe, rikujtojmë që skilifti me gjashtë ulëse vitin e kaluar u përurua, por për shkak të mungesës së borës, ai nuk u lëshua në përdorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat