Zaev: Thirrjet për bojkot të regjistrimit janë të papërgjegjshme

Maqedonia

Zaev: Thirrjet për bojkot të regjistrimit janë të papërgjegjshme

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:26
Zoran Zaev

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev priti në Kuvend kryekomunarët e vendit, me të cilët është diskutuar për regjistrimin.

Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se thirrja për bojkot të regjistrimit, paraqet tentim për ta minuar këtë proces që është operacioni më i rëndësishëm statistikor.

Sipas tij, kjo paraqet papërgjegjshmëri dhe mungesë të ndërgjegjjes dhe se me mosrealizimin e procesit bëhemi i vetmi vend që nuk mund të planifikojë ndonjë zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor.

Zaev theksoi se qëndrimet kundër procesit e shtyjnë vendin drejt të keqes dhe kërcënimit që të mbetemi pika e zezë e botës dhe një vend i izoluar sepse nuk ka të dhëna në bazë të të cilave do të planifikoheshin pes, 10, 50 dhe 100 vitet e ardhshme.

Ai rikujtoi se regjistrimi është edhe detyrim yni si shtet sepse jemi shtet kandidat për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat