Infektohet me koronavirus 32 punonjës shëndetësorë në Maqedoni

Maqedonia

Infektohet me koronavirus 32 punonjës shëndetësorë në Maqedoni

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon sot se 32 punonjës shëndetësorë nga Klinika e Nefrologjisë janë të infektuar me Covid-19.

Dy prej tyre janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa një teknik është i shtruar në Klinikën për Sëmundjet e Lëkurës.

“Puna në Klinikën e Nefrologjisë zhvillohet rregullisht dhe nuk ka vonesë në kryerjen e përgjegjësive aktuale.

Për të gjithë ata që mungojnë, ekziston një staf shtesë që plotëson mungesën”, theksojnë nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat