Çavkov: Në protestat për rastin “Monstra” policia nuk ndërhyri, edhe pse u përmbushën të gjitha kushtet

Maqedonia

Çavkov: Në protestat për rastin “Monstra” policia nuk ndërhyri, edhe pse u përmbushën të gjitha kushtet

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:14
Mitko Çavkov

Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdoi gjykimi për 27 prillin.

Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov në seancë dëshmoi për ngjarjet dhe ta se është anëtar i OBRM-PDUKM-së, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë funksion në parti.

Ai hodhi poshtë dëshmitë se gjatë ngjarjeve të 27 prillit ka qenë në selinë e partisë së tij.

Në pyetjet e gjyqtari Ilija Trpkov për autoritetet dhe masat e ndërmarra gjatë hyrjes në Kuvend, Çavkov tha se nuk ka pasur gabime sa i përket urdhrave të dhëna, por mund të ketë pasur lëshime të cilët po ndodhin në çdo protestë.

Për të dhënë se për çfarë lëshime e ka fjalën, Çavkov tha se një lëshim i tillë është bërë në protestën e fundit për rastin “Monstra”.

“U përmbushën të gjitha kushtet, por policia në protestën për rastin ‘Monstra” nuk ndërhyri”, tha Çavkov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat