Sot dhe nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Maqedonia

Sot dhe nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distribuiv, pa energji elektrike sot dhe nesër do të mbesin një pjesë e komunave Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Saraj dhe Karposh.

Siç informojnë nga QRMK Shkup, sot pa energji elektrike prej orës 09:00-11:00 do të mbesin konsumatorët e rrugëve nr.9 dhe 10 në fshatin Idrizovë, në komunën Gazi Babë, prej orës 09:00-14:30, shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kiro Fetak” në lagjen Draçevë.

Rrugët “Aleksandar Martullkov” dhe “Kërste Germov – Shakir” në Gjorçe Petrov do të jenë pa energji elektrike prej orës 09:00-15:00, ndërsa prej orës 12:00-14:00 pa energji elektrike do të jetë rruga “Millan Mijallkoviq” në rrethinën e shtëpisë me nr. 3, në Kisella Vodë dhe prej orës 12:00-16:00 një pjesë e rrugëve “Balkanska” dhe Zhill Vern”, konsumatorët të cilët shfrytëzojnë nga rrjeti ajror në Kisella Vodë.

Nesër nga ora 08:00-15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Lazar Pop Trajkov”, nr. 25, 27, 29, 3 dhe 33 në komunën Gazi Babë, prej orës 08:45 deri në 10:30 shfrytëzuesit e fshatrave: Arnaqi, Bukoviq, Llaskarcë, Semenishtë, Paniçar, Çajlanë dhe Raoviq në komunën Saraj, ndërsa prej orës 09:00-14:00 pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e rrugës “Varshavska” në komunën Karposh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat