Regjistrohen 122 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 122 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 122 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup – 45, Kavadar – 16, Gostivar dhe Dibër nga 8, Veles – 6, Gjevgjeli – 5, Prilep, Kumanovë dhe Berovë nga 4, Tetovë, Koçan dhe Kërçovë nga 3, Negotinë, Manastir, Resnjë, Strumicë dhe Vinicë nga 2, Shtip, Krushevë dhe Dojran nga 1.

Deri më tani gjithsej janë kryer 485.147 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 96.872, numri i pacientëve të shëruar është 87.446, numri i vdekjeve ka arritur në 2.976, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.450.

Më shumë raste aktive ka në Shkup 2967, pason Kavadari me 417 dhe Ohri me 388.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat