Zaev: Jemi të kënaqur që mund të fillojmë me imunizim

Maqedonia

Zaev: Jemi të kënaqur që mund të fillojmë me imunizim

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:46
Zoran Zaev

Në vendkalimin kufitar Tabanoce, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i dorëzoi Kryeministrit, Zoran Zaev, vaksinat të fazës së parë, domethënë 4650 vaksina nga kompania Pfizer.

Zaev gjatë pranimit të vaksinave tha se është i kënaqur që mund të fillojmë me imunizimin.

“Si shprehje e një akti të çmuar miqësie, Serbia sot ndan disa nga vaksinat e saj me popullin e Maqedonisë së Veriut.

Ne morëm ndihmë dhe mbështetje për 4.680 vaksina. Viti i kaluar ka qenë i vështirë dhe asgjë ende nuk ka mbaruar. Por miqësia, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë lulëzuar në këtë krizë.

Takimi dhe ngjarja jonë sot është rezultat i këtyre vlerave. Unë do të doja të falënderoja Ivan Stoilkoviqin, deputetin tonë që për momentin është në trajtim mjekësor dhe që luajti rol të madh në këtë koordinim. Deputeti Miroslav Jovanoviç është gjithashtu këtu,” tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat