Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 10 pacientë

Maqedonia

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 10 pacientë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 10 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Gjithsej 243 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen nëpër repartet infektive të kryeqendrës, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur katër pranime të reja.

Në Kovid-Qendrën në Spitalin “8 Shtatori” ka pasur 3 pranime të reja të pacientëve dhe 3 në Klinikën Infektive.

Gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat