Maqedoni: Vaksinat kineze do të arrijnë deri në fund të shkurtit

Maqedonia

Maqedoni: Vaksinat kineze do të arrijnë deri në fund të shkurtit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Deri në fund të javës së ardhshme, kryeministri Zoran Zaev pret që të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze.

Ai beson se vaksinimi, i cili do të fillojë të mërkurën, nuk do të ndalojë, pasi siç tha, derisa të harxhohen vaksinat që erdhën nga Serbia, do të arrijnë ato nga Kina.

“Vaksina kineze është në procedurën e arritjes së marrëveshjes. Premtimet janë se do të arrijnë deri në fund të shkurtit, por çdo ditë më herët është me rëndësi për ne. Derisa zbatohen 4.860 vaksinat nga Serbia, do të arrijnë edhe ato kineze”, tha Zaev.

Fillimisht ai tha se vaksinat kineze do të arrijnë në mes 10 dhe 15 shkurtit, por më pas filloi ta shtyjë afatin.

Marrëveshjen për blerjen e vaksinave kineze e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, të hënën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat