LSDM: OBRM-PDUKM dhe Nikollovski vazhdojnë me gënjeshtra

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM dhe Nikollovski vazhdojnë me gënjeshtra

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:47
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM dhe Nikollovski vazhdojmë me rrena që shërbejnë vetëm për të ruajtur karrigen e Mickoskit”.

“Qytetarët qartë i thanë OBRM-PDUKM-së humbëse në gjashtë zgjedhje në këto katër vite, se nuk duan kriminelë, janë kundër mbrojtësve të krimit të vendosur në pallatin e bardhë, simbolin e korrupsioni”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se qytetarët janë kundër bllokuesve dhe pengimeve kundër shtetit si dhe përpjekjeve që të ngulfatet çdo përparim.

“OBRM-PDUKM vazhdimisht përpiqet diçka të bllokojë, bllokojnë Qendrën e re klinike, bllokojnë punën në Kuvend, në kohe pandemie rrezikojnë sistemin shëndetësor, mbledhin nënshkrime kundër regjistrimit, punuan kundër anëtarësimit në NATO”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, në partinë opozitare maqedonase askush nuk ka besim për shkak se është shpallur nga si parti për lajme të rreme.

“Qytetarët janë kundër regjim,it, politikës destruktive dhe të papërgjgjshme të OBRM-PDUKM-së, Mickoskit, Milloshoskit dhe Nikollovskit, të cilët punojnë në dëm të interesit të shtetit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat