Mickoski: Dorëheqja e Spasovskit nuk mjafton, nevojitet qeveri teknike

Maqedonia

Mickoski: Dorëheqja e Spasovskit nuk mjafton, nevojitet qeveri teknike

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:13
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për ikjen e Sasho Mijallkovit sot deklaroi se nuk është e mjaftueshme dorëheqja e Ministrit të MPB-së, Oliver Spasovskit, por se duhet të zgjedhjet qeveri teknike.

“Nuk është e rëndësishme se kush do të udhëheq qeverinë, e rëndësishme është të bëhet qeveri teknike e cila do të përgatit terren për zgjedhje korrekte. Të zgjedhim qeveri të ndershme dhe dinjitoze.

Të gjithë njerëzit tanë presin një shpjegim. Institucionet janë të detyruara t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve në këtë rast.

Duhet të ketë përgjegjësi sepse qytetarët kërkojnë drejtësi, ndërsa drejtësia duhet të sigurohet. Dorëheqja e Spasovskit nuk duhet të merret parasysh, dorëheqja e tij nuk është e mjaftueshme, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat