Pronarët e lokaleve protestë para Qeverisë, nuk ka marrëveshje për dasmat

Maqedonia

Pronarët e lokaleve protestë para Qeverisë, nuk ka marrëveshje për dasmat

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:23
Pronarët e lokaleve protestë para Qeverisë, nuk ka marrëveshje për dasmat

Një skenë me vegla muzikore, kamerierë, tavolina dasmash dhe numër i madh njerëzish që dukeshin si mysafirë.

Mungonin vetëm nusja dhe dhëndri që dasma të fillonte.

Organizatorët e dasmave protestuan para Qeverisë. Duan të fillojnë të punojnë me protokolle të rrepta.

Nga ndërtesa e qeverisë doli zëvendëskryeministri i ekonomisë Fatmir Bytyqi me të cilin i filluan negociatat.

Pas gjysmë ore bisedë, ranë dakord të takohen përsëri.

Ramë dakord nesër ose pasnesër që të kemi takim tjetër me inspektoratin e tregut në mënyrë që ta rregullojmë deri në fund protokollin që të fillojmë veprojmë, të njëjtat protokolle që kanë restorantet që operojnë aktualisht’ deklaroi Perica Golomeik- gastronom.

 Bytyqi tha se ishte i vetëdijshëm se sektori i gastronomisë ishte një nga më të goditurit nga pandemia. Por, pohon se në asnjë nga pesë pakot me masa deri më tani nuk janë përjashtuar.

Unë nuk mundem, nuk kam virtyt, nuk kam guximin të shkoj kundër rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive, sepse me të vërtetë duhet të pranojmë njëherë e përgjithmonë që secili duhet ta bëjë punën e tij në mënyrë profesionale, domethënë Komisioni kur thotë se “Nuk ka ardhur koha për të bërë rrethana lehtësuese, duhet t’u besojmë atyre se kjo është për shëndetin e qytetarëve’ tha Fatmir Bytyqi- zëvendës- kryeministër i çështjeve ekonomike.

Që nga fundi i qershorit të vitit të kaluar në vend janë të ndaluara çdo lloj ngjarje si dasma, pagëzime, ditëlindje, në ambiente të hapura ose të mbyllura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat