Padi 27 vjeçarit nga Koliçani i Epërm për armëmbajtje pa leje dhe municion

Maqedonia

Padi 27 vjeçarit nga Koliçani i Epërm për armëmbajtje pa leje dhe municion

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike-Shkup pas një procedure hetimore, ka ngritur aktpadi kundër një personi për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, që është e dënueshme në bazë të Nenit 396 alineja 1 nga Kodi Penal.

“I akuzuari më 1 shkurt të këtij viti në fshatin Koliçan i Epërm, në makinë në mënyrë të paligjshme ka mbajtur pistoletë dhe dy karikator me plumba.

Pistoleta dhe plumbat janë gjetur nën ulësen e makinës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Prokurori Publik deri tek Gjykata Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës paraprake, arrest shtëpiak për 27 vjeçarin, për shkak siç thuhet në njoftim, dyshimit se mund të arratiset ose të përsëris veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat