Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Maqedonia

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Krerët e Qeverisë u fajësuan përsëri nga opozita për rastin e ditëve të fundit, me ish shefin e Drejtësisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Në seancën për pyetjet e deputetëve, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se pushteti s’ka të drejtë shfajësimi për ngjarjen që panë qytetarët.

 Ai cirk nuk ishte një cirk pa pagesë por pamë cirkun më të shtrenjtë pikërisht sepse është i menduar, i organizuar, i koordinuar pikërisht nga kjo mafi që shtetin e saj. Pamë Spasovskin, Mariçiqin dhe Zaevin si thonë se sistemi i ka fajet, se ka mangësi serioze në sistem. Po, është e vërtetë dhe serioze që sistemi nuk funksionon dhe tani hajde të shikojmë cilët janë mekanizmat që e drejtojnë këtë sistem. Janë pikërisht këto tre’ deklaroi Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

 Sipas ministrit Oliver Spasovski, askush s’ka ikur nga drejtësia dhe secili do të përgjigjet për veprat e tij. Pretendimet e opozitës për marrëveshje të Mijallkovit me pushtetin, sipas Spasovskit, u dëshmuan si të pavërteta.

 I dyshuar për krim edhe nga PSP-ja edhe tani me procedurë në Prokurorinë Publike, mik partiak dhe mik krimi, mik për vepra mafioze i Gruevskit dhe Mickoskit, Igor Janushev. Krimi dhe korrupsioni janë veçori e kohës tuaj dhe kohës kur ju vendoset në funksion regjimin që ishte, të tillë siç ishte’pohoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

 Në seancën për pyetjet e deputetëve, VMRO-DPMNE-ja u ankua se organet e pushtetit qendror nuk përgjigjen në pyetjet që deputetët e opozitës u drejtojnë atyre, gjë të cilën janë të detyruar ta bëjnë. Ndërkohë, nga “E majta” u ankuan se me praktikën e krijuar në formulimin e listës për të bërë pyetje, dy deputetët e kësaj partie nuk do të kenë kurrë mundësinë të parashtrojnë pyetje ndaj ministrave ose kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat