Sigurohen mjete për ndërtimin e kanalizimit fekal në Tearcë

Maqedonia

Sigurohen mjete për ndërtimin e kanalizimit fekal në Tearcë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur procedura për dhënien e kontratës për blerje publike shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Tearcë, Komuna e Tearcës.

“Vlera e parashikuar e projektit është 100.308,000.00 denarë dhe ato sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për 2021-2023”, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Në buxhetin e Ministrisë, për vitin 2021, janë siguruar mjete për investime kapitale për komunat e Gostivarit, Bogovinës, Tetovës, Dojranit dhe Dellçevës.

Për komunën e Dojran, përgatitja e një njoftimi është duke u zhvilluar, dhe për komunat e tjera procedurat do të shpallen pasi komunat të paraqesin dokumentacionin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat