Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedonia

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:58
Lulzim Basha

Historianët e Shkupit dhe Sofjes nuk arritën marrëveshje për tekstet e historisë dhe Goce Dellçevin në takimin dy ditor. Autoritetet nuk japin detaje për mos-harmonizimin e Planit të përbashkët të veprimit, i cili përfshin bashkëpunim në sektorë të ndryshëm.

Komisioni i Përbashkët i Historianëve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku në rend dite kanë qene tekstet shkollore për historinë dhe harmonizim i rekomandim tekstit për kujtimin e përbashkët të figurës së Goce Dellçevit. Megjithatë në këtë takim dy ditor nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje për këto dy pika. Madje as nuk është vënë në debat çështja e Goce Dellcevin. Për këto çështje komisioni i përbashkët do të diskutojë në fund të muajit prill. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme nuk jep detaje përse ende nuk po harmonizohet Plani i përbashkët i veprimit, përkatësisht nuk saktëson se çfarë mbetet për t’u definuar. Pas takimit të fundit mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, kryediplomatja bullgare, Zaharieva nuk kishte dhënë asnjë detaj.

“Pa negociata asgjë nuk do të bëhet. Duhet të negociojmë në tavolinë kur jemi përballë njëri-tjetrit, jo përpara mediave. Kur të merremi vesh për datën e konferencës ndër-qeveritare, atëherë bashkë do të njoftojmë”.

Por 10 ditë më parë ministri, Osmani kishte thënë se 99% e Planit aksionar ishte harmonizuar. Ndërsa deklarata e Osmanit i kishte dhënë optimizëm edhe Përfaqësuesit të posaçëm, Buçkovski.

“Ka propozim nga njëra palë për marrëveshje të re bashkëpunimi në kulturë. Mendimi i institucionit tjetër është se ekziston veçmë marrëveshje. A duhet të jetë dy apo tre vjeçar. Për këtë tip të detajeve teknike bisedohet, por nuk kemi dallime esenciale lidhur me qasjen dhe përmbajtjen. Prandaj jam optimist se ditët në vijim do ta finalizojmë”.

Atë që e tha Ministri Osmani se 99% e Planit aksionar është harmonizuar jep shpresë se mund këto javë ta kemi konferencën ndër-qeveritare.”

Plani i veprimit përfshin bashkëpunim në sektorë të ndryshëm, për zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017. Mos-zbatimi i marrëveshjes ishte një nga shkaqet që Sofja e bllokoi fillimin e negociatave mes Shkupit e BE-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat