Shtohet numri i deputetëve që braktisin koalicionin me LSDM-në

Maqedonia

Shtohet numri i deputetëve që braktisin koalicionin me LSDM-në

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:10
Foto ilustrim

Numri i deputetëve që dalin nga koalicioni i LSDM-së shtohet nga dita në ditë. Deri më tani katër deputetë kanë dalë nga koalicioni dhe kanë paralajmëruar se do të veprojnë të pavarur.

Të enjten Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë deklaroi se, nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend. Ajo theksoi se RDM planifikon të veprojë e pavarur në Parlament.

“Ne gjithashtu jemi me idenë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë do ti promovojmë vlerat tona në mënyrë më efektive”, tha deputetja Moraçanin.

Ajo theksoi se mund të formohet një grup i ri parlamentar me partitë e vogla, që sipas saj mundëson ose jep privilegje të tjera.

Edhe Deputeti Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike do të veprojë i pavarur në Kuvend. Për shkëputjen e deputetit Trajanov nga koalicioni informoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin me gazetarët.

Të hënën Partia Liberal Demokrate vendosi që dy deputetët e saj të veprojë të pavarur në Kuvend. Bëhet fjalë për deputetët Monika Zajkova dhe Bobi Mososki të cilët nuk do të jenë më pjesë e grupit parlamentarë të drejtuar nga LSDM. Kjo nuk do të thotë që ata braktisin edhe koalicionin, por edhe një gjë e tillë mbetet e pasigurt.

Koalicioni Mundemi i udhëhequr nga LSDM në zgjedhjet e 25 korrikut fitoi 46 mandate deputetësh. Me shkëputjen e katër prej tyre kanë mbetur 42.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kohë më parë ka paralajmëruar shumicë të re parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat