Pushteti mohon të ketë dështuar me vaksinat, opozita kërkon përgjegjësi

Maqedonia

Pushteti mohon të ketë dështuar me vaksinat, opozita kërkon përgjegjësi

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Marsi e gjen Maqedoninë pa vaksinat kineze edhe pse të njëjtat ishin premtuar se do të arrijnë në fund të muajit shkurt. Kryeministri Zaev tha se vaksinat mund të arrijnë dita ditës, por pa saktësuar se kur.

Nga ana tjetër ministrja e mbrojtjes Shekerisnka tha se me këtë problem po përballen shumica e shteteve anëtare të NATO-s. Tha se furnizimi me vaksina i shteteve të vogla është shumë e vështirë pasi sasia e porosive është e vogël ndërkaq shitësit nuk janë të interesuar të shesin numër të vogël të vaksinave.

Do të thosha se me përjashtim të SHBA-së dhe Mbretërisë së bashkuar të gjithë shtetet tjera në NATO përballen me sfidën se si të furnizohen me më shumë vaksina dhe më shpejtë. Në këtë kontekst edhe ne jemi pjesë e këtij problem botëror. Në veçanti për shtetet e vogla është vështirë, kur uleni me shitësit ne jemi faktor shumë i vogël – than Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Ndaj këtij qëndrimi të Shekerinskës reagoi kreu i VMRO DPMNE-së Hrisitjan Mickovski.

Nuk keni turp. keni pasur mundësi të sillni vaksina, por nuk i sollët. Ju jeni turp për këtë shtet. Dorëheqje menjëherë! – u shpreh Mickoski.

Për momentin Maqedonia është furnizuar vetëm me vaksinat e Pfizer, donacion nga Serbia. Ndërkohë 5960 vaksinat që shteti i ka porositur direkt nga Pfizer pritet të arrijnë gjatë këtij muaji. Për vaksinën ruse Sputnik është nënshkruar, ndërsa shteti pret vaksinat e Astra Zeneca nëpërmjet mekanizmit Covax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat