Sela: Zaev duhet të thirret në Gjykatë për të sqaruar deklaratat e tij për rastin “Monstra”

Maqedonia

Sela: Zaev duhet të thirret në Gjykatë për të sqaruar deklaratat e tij për rastin “Monstra”

Më: 1 mars 2021 Në ora: 21:13
Ziadin Sela

“Ai është i detyruar ta thotë të vërtetën të cilën gjatë kohë e ka premtuar. Nuk jemi në situatë për të ripërsëritur gjykime, por jemi në situatë për të folur zëshëm edhe për “Monstrën” edhe në lidhje me çdo proces tjetër të montuar politik”. Kështu tha sot lideri i ASH-së, Ziadin Sela para mbledhjes së kryesisë së partisë në Tetovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Ai tha se për rastet e montuara politika i ka njoftuar shumicën e ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

“Unë sot kam pasur takime me ambasadorë të huaj dhe do të vazhdojë të kem takime edhe në ditët në vazhdim nga ku ju kam dërguar kërkesë. Atë që e kemi shkruar në platformën e ASH dhe AAA në zgjedhjet e fundit që ekipë gjykatësish dhe prokurorësh të vijnë dhe të rihapin të gjithë këto raste që kanë të bëjnë me procese të montuara politike, siç është “Monstra”, “Alfa”, “Almiri”, rasti “Lagja e Trimave” dhe procese të tjera të montuara politike. Të hapen edhe të gjitha proceset e mbyllura dhe ku ka dyshime për korrupsion të lartë politikë dhe ku janë amnestuar politikanë. Kjo është forma se si BE vetë të bëhet pjesë e reformave në drejtësi, dhe kjo është forma se si të kthehet besueshmëria e qytetarëve te institucionet dhe kjo është forma për të nis e për t’u mjekuar kjo drama që u ndodh këtyre familjeve”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sipas kreut të opozitës shqipëtare, tha se nuk do të ndalen së vepruari derisa të mësohet e vërteta për rastet e montuara politike. Ai shtoi se kryeministri i vendit duhet të thirret në Gjykatë për të sqaruar deklaratat e tij për rastin “Monstra”

“Këto fatkeqësi që i krijoji Aliu dhe BDI-a, “Sopotin” për shembull. Krjiuan një fatkeqësi, njerëzit e vuajtën dënimin me të cilët ne s’duhet të merremi?! – Sepse ai duhet të amnestohet, poashtu. Këto janë format që ne do ta bëjmë atë të flas të vërtetën. Ka edhe një formë tjetër pasi ish gjyqësia dhe gjykatat vazhdojnë të jetë të politizuara. Deklarat e tij nuk ishte e thënë kafeneve, por ishte deklaratë e thënë publikisht e thënë nga pres-konferenca në pozicionin e një kryetari partie në opozitë, pretendenti për kryeministrin e ardhshëm dhe sot kryeministër. … Ai duhet të thirret nga gjykata dhe të pyetet për këto deklarat a janë të vërteta ajo nuk janë. Qytetarët e presin të vërtetën dhe në funksion të kësaj, ne do të vazhdojmë deri në fund ta ndjekim të vërtetën”, deklaroi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Zaev kohë më par kishte thënë se të gjitha rastet për “Monstrën” i ka dorëzuar. Pas vendimit të gjykatës kur rasti ishte n% rigjykim, Zaev tha se ai nuk merret me “Monstrën” dhe u bëri thirrje politikanëve të mbajnë duartë larg nga gjyqësori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat