Gjithsej 722 të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 722 të hospitalizuar për shkak të koronavirusit në Maqedoni

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 722 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 28 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 37 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 17 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 27 pacientë po trajtohen në Veles dhe 68 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 56 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 71 në Prilep, 6 në kovid – qendër në Gostivar dhe 18 në Strugë. 21 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 7 në Koçan, 4 në Kërçovë, 45 në Kavadar, 8 në Gjevgjeli dhe 13 pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 në Dibër.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 722,

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat