Zaev: Sot qytetarët e dinë se sa kafe dhe ujë pinë ministrat

Maqedonia

Zaev: Sot qytetarët e dinë se sa kafe dhe ujë pinë ministrat

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:12
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp në të cilën ka prezantuar planin aksionar për luftim të korrupsionit ka thënë se qeveria ka arritur disa rezultate duke rritur transparencën, përgjegjësinë dhe reagimin ndaj keqpërdorimeve të ndryshme që janë bërë.

“Sot qytetarët e dijnë se ministrat sa kafe dhe sa gota ujë kanë porositur.

Është e hapur gjithçka. Sot çdo qytetarë më një klik mund të ndjek 100, 200, milionë denarë si shpenzohen në shtet. Kusht për nënshkrimin e marrëveshjeve është që ai të publikohet.. Kështu që shumë gjëra janë ndryshuar në shtet”, tha Zaev.

Ai tha se do të ketë edhe më shumë suksese në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat