VMRO dorzon në kuvend nënshkrimet për anulim të regjistrimit

Maqedonia

VMRO dorzon në kuvend nënshkrimet për anulim të regjistrimit

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë. Nga grupi parlamentar i kësaj partie, thanë sot se operacioni “rregjistrimi” çdo ditë po bëhet gjithnjë e më serioz dhe më i dyshimtë. Deputetja Ivanka Vasilevska akuzoi sot se të gjitha argumentet flasin se pushteti përgadit falsifikim politik dhe regjistrim të kurdisur e jorelevant.

Ivanka Vasilevska

“Këtij veprimi kokë në vete duhet t’ia ndalim rrugën dhe të mos lejojmë regjistrim të dhunshëm dhe kriminal. Kjo llakërdi që ndodh lidhur me regjistrimit, e paralajmëruam dhe parashikuam që nga fillimi. Por pushteti i vetëpëlqyer në krye me Zoran Zaevin aspak nuk dëshironte të bisedojë dhe debatojë në këtë temë. Nga një operacion i rregullt dhe statistikor, paaftësia e Zoran Zaevit dhe Qeverisë, këtë regjistrim e shndëroi në operacion politik dhe pazarë, në vardisje dhe kthim të borxheve të koalicionit. Grupi I deputetëve të VMRO-DPMNE-së që nga fillimi paralajmëroi për lëshimet dhe anomalitë e numërta të Ligjit për regjistrimin dhe për këto arsye dorëzuam edhe rreth 30 amendamente”.

Vasilevska njoftoi se brenda disa ditëve janë grumbulluar 100 mijë nënshkrime nga qytetarët dhe kjo sipas saj dëshmon se po aq njerëz i kanë thënë JO regjistrimit të këtillë. VMRO-DPMNE paralajmëron se lufta e tyre kundër këtij regjistrimi, nuk do të ndalet me kaq.

Deputetët e opozitës maqedonase pas dorëzimit të iniciativës, bënë thirje për caktimin e një séance urgjente parlamentare kun ë rend dite do të jete propozim ligji i tyre për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat