Me 62 vota “pro” Kuvendi votoi për votëbesimin e Qeverisë

Maqedonia

Me 62 vota “pro” Kuvendi votoi për votëbesimin e Qeverisë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:26
Kuvendi i Maqedonisë

Me 62 vota “pro” dhe asnjë kundër dhe pa abstenim, Kuvendi sot votoi për votëbesimin e Qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot në Kuvend se ai është Kryeministri i parë që kërkon besimin e Qeverisë.

Ai tha se është guxim dhe përgjegjësi, por edhe vendosmëri, kujdes për qytetarët dhe ekonominë.

Zaev tha se kishte marrë nderin për të udhëhequr Qeverinë për 6 muaj, ndërsa opozita kishte pretendime se ajo do të rrëzohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat