Vitin e kaluar për 33 përqind është ulur numri i automjeteve të importuara në Maqedoni

Maqedonia

Vitin e kaluar për 33 përqind është ulur numri i automjeteve të importuara në Maqedoni

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Pandemia Covid-19, e cila ndikoi negativisht në punën e shumë sektorëve, gjithashtu preku industrinë e automobilave. Për shkak të kërkesës së zvogëluar, importuesit e automjeteve të reja u detyruan të përshtaten me rrethanat e reja të vendosura nga pandemia dhe të zvogëlojnë importet e automjeteve.

Grupi i Importuesve të Automjeteve të Reja në Shoqatën e Dhomave të Tregtisë në një deklaratë për MIA tha se ata panë një rënie të shitjeve prej 33 përqind vitin e kaluar krahasuar me 2019.

“Arsyet për këtë situatë bazohen në krizën ekonomike, përkatësisht në konsumin e zvogëluar. Qytetarët po përmbahen nga konsumimi i mallrave të akcizës për shkak të situatës në ekonomi dhe në të njëjtën kohë kompanitë po përmbahen nga investimet e reja për shkak të aktiviteteve të reduktuara të biznesit dhe zvogëlimit të të ardhurave”, thonë nga Grupi i Automjeteve.

Me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ata presin që në periudhën e ardhshme të marrin masa që do të stimulojnë blerjen e automjeteve të reja, veçanërisht ato që mundësohen nga energjia elektrike.

“Disa masa janë shpallur tashmë nga Qeveria, zbatimi i të cilave ne presim të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtojnë nga atje për AIM-në.

Të dhënat nga Administrata Doganore tregojnë gjithashtu se më pak vetura të reja janë importuar vitin e kaluar sesa në vitin 2019.

Sipas këtyre të dhënave, vitin e kaluar janë importuar gjithsej 5.172 automjete të reja në vend, që është rreth 1.000 automjete më pak krahasuar me vitin 2019 kur 6.341 automjete të reja hynë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat