8 Marsi, Hoxha Ministri nderon gratë e punësuara në dikasterin e tij

Maqedonia

8 Marsi, Hoxha Ministri nderon gratë e punësuara në dikasterin e tij

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha ka nderuar të punësuarat e kësaj ministrie për nderë të ditës së gruas.

“Dita e sotme le t’i kushtohet luftës për të drejtat e grave, e cila filloi shumë kohë më parë.

Sot qëndrojmë bashkë me ta në këtë rrugë, luftojmë kundër të gjitha sfidave, po i përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe së bashku zhvillojmë beteja për barazi gjinore.” ka shkruar ministri Hoxha në profilin e tij në FB .

“Ne jetojmë në një shoqëri moderne dhe së bashku po e ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Falënderoj të gjitha gratë e punësuara në MBPEU për përkushtimin, përgjegjësinë dhe entuziazmin e tyre, që së bashku, të drejtojmë sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit si një ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat