Shtrenjtohet benzina, çmimi i Dizelit mbetet i njëjtë

Maqedonia

Shtrenjtohet benzina, çmimi i Dizelit mbetet i njëjtë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës Euro Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 shtrenjtohen për gjysmë denari.

Sipas këtij vendimi të KRRE-së çmimi me pakicë për 1 litër euro Super BS-95 do të kushtoj 66,00 denarë.

Derisa një litër Euro Super BS-98 do të kushtoj 68,00 denarë për litër.

Ndërkohë çmimi për Euro-dizelin nuk do të ndryshoj, ky derivat edhe gjatë kësaj jave do të shitet për 56,00 denarë për litër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat