“E majta” fillon me fushatën kundër regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Maqedonia

“E majta” fillon me fushatën kundër regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Deputeti i partisë “E majta”, Borisllav Krmov sot tha se partia e tij do të fillojë me fushatën kundër regjistrimit të popullsisë.

“Ne kërkojmë që regjistrimi të anulohet për 12 muaj, përkatësisht për prillin 2022 dhe të miratohet ligj me konsensus të gjerë nga partitë politike”, tha Krmov.

Ai tha se nëse nuk anulohet regjistrimit, partia e tij do të bëj thirrje për bojkotim me moton “Mos hap derën”.

Krmov po ashtu i numëroi disa arsye se pse regjistrimi duhet të anulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat