Mbi 120 mijë kërkesa për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Mbi 120 mijë kërkesa për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani me vaksinën kundër coronavirusit janë vaksinuar gjithsej 3.759 punonjës shëndetësorë.

Nga MSH sqarojnë se përmes ueb-faqes “vakcinacija.mk” janë bërë 76.990 kërkesa për vaksinim, ndërsa përmes mjekëve amë janë bërë 53.473 kërkesa.

Deri më tani janë paraqitur gjithsej 61.908 persona të moshës mbi 70 vjet edhe përmes ueb-faqes edhe përmjes mjekut amë.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt, ndërsa prioritet kanë personeli shëndetësor. Pas tyre janë personat të moshës mbi 70 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat