Shpërbërja e RSFJ: Pse e votuam deklaratën për pavarësi të Maqedonisë dhe e bojkotuam referendumin?

Maqedonia

Shpërbërja e RSFJ: Pse e votuam deklaratën për pavarësi të Maqedonisë dhe e bojkotuam referendumin?

Nga: Muhamed Halili Më: 9 mars 2021 Në ora: 19:36
Muhamed Halili

Rreth tre javë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 8 janar 1991, VMRO-DPMNE e cila në fushatën parazgjedhore kishte një retorikë antijugosllave dhe antishqiptare përmes grupit të saj parlamentar inicoi nismën për shpëputje nga RSFJ.

Kjo nismë për PPD-në nuk ishte e papritur sepse edhe para si dhe pas zgjedhjeve parlamentare nëpërmjet HDZ-së së Franjo Tugjman-it ishte shqyrtuar opcioni i pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Për HDZ-në e cila ishte fituese apsolute e zgjedhjeve në Kroaci kjo ishte një nismë e planifikuar dhe në dobi të saj sepse me dobësimin e federatës do të dobësohej edhe Armata popullore e Jugosllavisë (APJ) e cila ishte nën dirigjimin e Sllobodan Millosheviq-it i cili paraqitej si mbrojtës i Jugosllavisë dhe ushtarakisht u kërcënohej republikava tjera (përveç Sllovenisë) ku jetonte popullata serbe.

Për udhëhjeqjen më të lartë të VMRO-DPMNE udhëhequr nga Lupço Georgievski, Boris Zmejkovski dhe Dosta Dimovska ky ishte opcioni ideal që vendi të largohet nga dominimi serb në Maqedoni kurse për PPD-në realizimi i përcaktimit tonë të dobësohet federata (me këtë edhe APJ) në mënyrë të hapet rruga për shpalljen e Kosovës për republikë të barabartë në federatën jugosllave poqese kufinjtë e jashtëm dhe të brendëshëm të federatës do të ngelnin të pandryshuara gjë që ishte njëri nga opcionet e Deklaratës së Këshillit koordinues të partive politike shqiptare në Jugosllavi udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova.

Më 11 tetor 1991, ky këshill e miratoi deklaratën politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe shqiptarëve në mbarë Ballkanin.

Opcioni tjetër i kësaj Deklarate ishte shpallja e republikës shqiptare në Jugosllavi poqese do të ndryshohenin kufinjtë e brendëshëm të federatës, dhe opcioni përfundimtar ishte Kosova shtet i pavarur poqese do të prisheshin kufinjtë e jashtëm të federatës.

PPD e cila ishte në koordinim të ngushtë me LDK-në e Dr. Ibrahim Rugovës në lidhje me dy opcionet e sipërshënuara e mbronte qëndrimin që shqiptarët e Maqedoninë të arrinin statusin e kombit shtetëformues në Maqedoni. Ne atëherë mendonim se me partitë politike do të ndërtonim ura bashkëpunimi dhe do të ndërtojmë shtet të fortë të përbashkët demokratik.

Unë personalisht por edhe deputetë të tjerë nuk kishim besim në kryetarin e posazgjedhur Kiro Gligorov si dhe në autoritetin e atëhershëm politik Vasil Tupurkovski, në cilësin e anëtarit të Kryesisë së Jugosllavisë për shkak të sintagmës së tij të mirënjohur të “koalicionit joprincipiel kur në Kongresine 14 të LKJ-së Kuçan sëbashku me delegacionin slloven e lëshuan sallën më 22 janar 1991 kurse tre ditë më vonë këtë e bënë edhe delegacionet e Kroacisë, Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në votimin e 19 janarit 1991 ku kandidat i LKM (Lidhjes komuniste të Maqedonisë) për president shteti ishte Kiro Gligorov deputetët e PPD-së në kutitë e votimit i lëshuan fletët e bardha, pa rrethuar emrin e tij edhe pse ne nuk kishim tjetër zgjedhje sepse kandidati i mundshëm për president ishte At Mihail, një prift i përkrahur nga VMRO-DPMNE i cili ishte i papranueshëm në një mjedis shumënacional.

Gjatë kohës së votimit të dytë të Kiro Gligorov-it për president shteti, ai ishte i bindur se disa bashkëpunëtorë të tij si dhe Goshev e kishin dezinformuar se PPD do ta votojë dhe përveç ndërmjetësimit të Andov-it (Andov, Драматична година 1991, год.) е кërkonte edhe përkrahjen e PPD-së dhe, përveç disa çështjeve teknike kadrovike pranoi që të angazhohet për rikthimin e të drejtave të marura me ndryshimet kushtetuese me Amandmanin 45 në vitin 1989 me ç’ rast Republika e Maqedonisë u ridefinua si shtet i maqedonasve me shumë restrikcione gjuhësore, kulturore, arsimore të shqiptarëve.

Megjithate, nga ajo marrëveshtje kur Gligorov premtoi një rikthim radikal në marrëdhëniet ndërnacionale gjatë pledoajesë së tij në Kuvend me ç’rast ai mes tjerash vetëm me një fjali theksoi se “...kuptohet se do t’u përkushtojmë vëmendje të posaçme marrëdhënieve ndërnacionale...” dhe asgjë më tepër.

Duke marrur parasyshë faktin se Kiro Gligorov ishte kryetar i Kuvendit të RSFJ kur u soll Kushtetuta e vitit 1974 ne gabimisht ishim të bindur se Gligorov kishte mësuar diçka na shkolla e Tito-s dhe se do të instalojmë një dijalog real ndërnacional duke i avancuar të drejtat tona të fituara më parë më Kushtetutën e vitit 1974.

Dëshprimi ynë i parë ishte kur Gligorov për ministër të arsimit në qeverinë e parë të ekspertëve e caktoi Dimitar Dimitrov, një antishqiptar i përbetuar i cili nuk pranoi fare dijalog me PPD-në për pozitën e arsimit shqip në Maqedoni dhe njësaj si paraardhësi i tij Dr. Savo Klimovski, sekretar republikan për arsim në kohëne RSFJ-së, nga presioni ynë dha dorëhjekje,

-Pas kthimit të mandatit nga ana e mandatarit Goshev, Kiro Gligorov në vend që mandatin t’ia jep PPD-së e riktheu për së dyti në LSDM (SKM-PDP) dhe bëri një shkelje të rëndë kushtetuese. Në librin e tij “Maqedonia është gjithçka kemi” Gligorov duke iu kthye këtij rasti shpreh dyshimin se a ka bërë mirë apo keq që mandatin nuk ia dha PPD-së duke u arsyetuar se “nuk e dinte se si do të reagonte opinioni publika maqedonas...”

Së treti Kiro Gligorov i dëshpëroi edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë shqiptarë si Hisen Ramadani, një komunist i përbetuar dhe kryetarin e Shoqatës së intelektualëve shqiptar prof. Xhevat Gega, një intelektual i mirënjjohur (të cilët e kritikonin PPD-në se nuk din të komunikojë me Gligorovin!) i cili i “voziti më këmbë” katër vite dhe në fund i turpëroi para opinionit shqiptar me mossuksesin e themelimit të Fakultetit Pedagjogjik në gjuhën shqipe në Shkup.

PLATFORMA GLIGOROV-IZETBEGOVIQ NË MBROJTJE TË JUGOSLLAVISË

Kulminacioni i të gjitha bindjeve të tija të mëshehta projugosllave arriti Platforma Gligovov-Izetbegoviq për zgjghjen e krizës jugosllave për të cilën ai angazhohej për ruajtjen e Yu federates dhe bojkotimin e mëshehtë të Deklaratës për pavarësimin e Republikës së Maqedonisë.

Faza e dytë e pavarësimit të Maqedonisë ishte sjellja e Vendimit të 6 gushtit 1991 për organizimin e referendumit për pavarësimin e shtetit, që ishte edhe kërkesë e Komisionit të Badenterit për zgjidhjen e krizës jugosllave. Formulimi i pjesës së dytë të pyetjes së referendumit për ribashkim të republikave të ndara në bashkësi republikash qartë e tregonte qëndrimin e tij proserb dhe ruajtjen e lidhjes së cunguar të republikava jugosllave.

Nga janari , koha kur u soll Deklarata për pavarësi deri në gusht 1991 partitë maqedonase të blokut të majtë LKM-PDP, SRSM-Partija liberale hamendeshin dhe nuk besonin se Maqedonia ekonomikisht mundte të qëndrojë si shtet i pavarur. Ky fakt ishte i kuptueshëm sepse të gjitha kapacitetet ekonomike ishin ngushtë të lidhura me ato serbe

Fakti tjetër ishte se birokracia politike maqedonase ishte e lidhur emotivisht me birokracinë serbe. Dëshmi për këtë ishte edhe fjalimi i tij para deputetëve plot emocione për Jugosllavinë e ministrit të atëhershëm të jashtëm Denko Maleski dhe dorëhjekja e tij me motivacion se ai nuk mund ta imagjinojë shkëputjen nga Jugosllavia.

Xhavit Nimani, funkcionar i lart kosovar në federatë kohë më parë në një deklarim të tij pat theksuar se sa herë diskutohej në federatë për çështje të ndryshme funkcionarët maqedonas i përkrahnin qëndrimet serbe.

Nga janari deri më qershor 1991 kishte një heshtje të madhe në lidhje me qëndrimin e Maqedonisë rreth shpërbërjes së Jugosllavisë. PPD nuk merte pjesë në punimet e Kuvendit sepse kryesia e tij sëbashku me kryeparlamentarin refuzonin ta venë në rend dite Ligjin për shkollimin e mesëm të PPD-së pa mendimin e Qeverisë. Një ditë duke u ngjitur shkallëve të Kuvendit u gjeta ballëpërballë me deputein Hanxhiski, një mik imi i atëhershëm. Pasi u përshëndetëm ai më pyeti kur do të kthehemi në Parlament. Përgjigja ime ishte ditën kur do të debatohet për Deklaratën për barazinë e shqiptarëve në Maqedoni.

Kur e dëgjoi këtë ai u befasua, u khye sërish deri në arkivin e Parlaentit të mësoj se çka kam dërguar.

Atëherë, si shumë herë në histori, politikanët maqedonas u vonuan. Por kësaj rradhe më tepër

PPD tashmë e bindur se ëndrrat tona për ndërtimin e shtetit të përbashkët me popuj të barabartë dështuan vendosi për status quon e gjërave.

Për shkaqet e përmendura në tekstin më lartë vendosëm që ta votojmë Deklaratën për pavarësi të Maqedonisë bazuar në nenin 1 të Deklaratës ta njohim “të drejtën e maqedonasve për vetëvendosje” (e jo të drejtën e Republikës Socialiste të Maqedonisë për shkëputje!) me bindje se do të kemi statusin e kombit me barazi të plotë.

Të dëshpëruar nga qëndrimi i forcave politike maqedonase si VMRO-DPMNE mëshehtazi të përkrahura nga Gligorov dhe SKM-PDP, si parnter i ynë qeveritar vendosëm që çështjet rreth pavarësimit të Maqedonisë t’i lëmë të hapura deri në zgjidhjen përfundimtare të nyjes jugosllave;

-Me organizimin e referendumit për Autonomi politike-territoriale të shqiptarëve të Maqedonisël si e drejtë e vetëvendosjes së popullit shqiptar në Maqedoni,

-Votuam kundër Vendimit për referendum republikan,

-bojkotuam referendumin,

-votuam kundër aprovimit të simboleve shtetërore si himnin, flamurin, banknotat me dizajnë kishtar,

-penguam anëtarsimin e vendit në organizatat ndërkombëtare,

-bojkotuam regjistrimin e popullatës

-nuk e votuam Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë

Megjithate PPD në bashkëpunim me LDK-në dhe kryetarin e saj dr. Ibrahim Rugova ashtu si edhe shteti shqiptar dhanë kontributin e tyre të madh në ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë.

Kështu për shembull presidenti i atëhershëm shqiptar Sali Berisha në marrëveshtje me presidentin bullgar Zhelu Zheljev e kundërshtuan në vitin1992 ndarjen e Maqedonisë sipas marrëveshtjes Millosheviq-Micotakis.

Ky vendim në favor të stabilitetit të vendit na u transmetua neve nga goja e presidentit Berisha gjatë vizitës së grupit parlamentar PPD-PDP në të njejtin vit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat