Sekretari i Lëvizjes Besa: ASh dhe VMRO janë joserioze

Maqedonia

Sekretari i Lëvizjes Besa: ASh dhe VMRO janë joserioze

Më: 10 mars 2021 Në ora: 23:45
Arjanit Hoxha

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha në emisionin Click plus deklaroi se bllokimi i Kuvendit është hap joserioz.

Ai shtoi se opozita duhet të korigjoj pushtetin dhe të japë ide se si të korigjohen gabimet e pushtetit.

“Për fat të keq luhatjet dhe takimet mes partive opozitare gjegjësisht mes VMRO-DPMNE-së dhe Ash-së që njëherë bashkëpunojnë për çështje të caktuara.

Ndërsa pastaj bllokojnë në Kuvend njëra tjetrën lenë një lloj shije joseriozitet dhe shije e keqe”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat