OBRM-PDUKM propozon që deputetët e Kuvendit të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM propozon që deputetët e Kuvendit të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM me ligj kërkon që deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të kenë vetëm një shtetësi.

Një reagim i tillë vjen pas deklarimeve të Karakachanov se disa deputetë dhe funksionarë kanë pasaporta bullgare. Ata propozojnë që “deputet mund të bëhet çdo shtetas i Maqedonisë që ka vetëm shtetësi të Maqedonisë”, dhe nëse ky propozim miratohet në Kuvend, të vlejë edhe për këtë përbërje kuvendare.

“Ndryshimet në këtë Propozim-ligj janë në dy nene edhe atë në kushtet për zgjedhje të deputetëve ku shtuam një nen të ri ku themi se personi për t’u zgjedhur deputet duhet ta përmbushë kushtin, që krahas kushteve tjera, të jetë shteas vetëm i Maqedonisë. Një kusht të tillë ka edhe në Ligjin për Punë të Jashtme dhe kërkojmë që ky propozim të miratohet”, tha koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Nga LSDM thonë se do të mbështesin këtë propozim ndërsa BDI kundërshton për shkak se një propozim i tillë do të anulohet në Gjykatë Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat