Ademi: Opozita kërkon tema për ekzistencë, BDI mbështet ligjin për shtetësi

Maqedonia

Ademi: Opozita kërkon tema për ekzistencë, BDI mbështet ligjin për shtetësi

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:53
Arbër Ademi

Koordinatori i Grupit parlamentar nga Bashkimi Demokratik për Integrim Arbër Ademi në një prononcim për News33, ka deklaruar se bllokimi që po bëjnë dy partitë opozitare në Kuvend për ligje të caktuara ka prishur koalicionin e paralajmëruar nga liderët e partive për zgjedhjet lokale.

Në prononcimin e tij, shefi i grupit parlamentar që dit më parë u emërua në këtë pozitë tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, mbështet ligjin për shtetësi të dorëzuar në Kuvend nga opozita pavarësisht se ka vërejtje mbi cilësinë e të njëjtit.

Ademi shtoi se deputetët e BDI-së do të votojnë pro ligjit njëjtë siç do të votojnë edhe deputetët e opozitës që janë edhe propozues.

Kur jemi te bllokimi i Kuvendit Ademi tha se de-bllokimi duhet kërkuar në Kuvend nëpërmes takimeve me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Ademi mohoi akuzat e opozitës se gjoja Xhaferi nuk i ka pranuar amendamentet e opozitës vetëm në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat