Numri i të porsalindurve në Kërçovë shtatë fish më i vogël

Maqedonia

Numri i të porsalindurve në Kërçovë shtatë fish më i vogël

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:51
Kërçovë

Tregues më i mirë për të ardhmen e një qyteti apo rajoni është numri i të porsalindurve. Në këtë pikëpamje gjendja në Kërçovë aspak nuk është rozë, sepse nga viti në vit numri i të porsalindurve është gjithnjë më i vogël, ndërsa kjo rënie është aq e madhe, që dy dekadat e fundit prej afër 1000 foshnjave në vitin 2000, numri i tyre në vitin 2020 është ulur në vetëm 144 foshnja.

Këto konstatime i kemi marrë nga reparti i gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku me kujdes bëhet evidencë për numrin e fëmijëve të porsalindur.

“Si edhe në shumë qytete në vend ashtu edhe në Kërçovë, numri i të porsalindurve është gjithnjë më i vogël, por kjo ulje 10 vitet e fundit është shumë më i shprehur prej paraprakisht”, thotë Lupçe Risteski, gjinekolog në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës.

Ai sqaron se vetëm për dy dekada është shënuar ulja e numrit të të porsalindurve për më shumë se 1800, për vitin e kaluar të evidentohet numër prej vetëm 144 foshnjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat