ASH-AAA: Përkujtojmë Osmanin se Kuvendi është i autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit

Maqedonia

ASH-AAA: Përkujtojmë Osmanin se Kuvendi është i autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani lidhur me bllokimin e Kuvendit nga ana e opozitës.

“E përkujtojmë Bujar Osmanin se Kuvendi në çdo shtet demokratik është i autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit, si dhe sjelljen e ligjeve më të mira për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve.

E rikujtojmë edhe për etimologjinë e fjalës prej foljes “parler” që do të thotë “vendi ku flitet”, ndërsa Qeveria Juaj mundohet në vazhdimësi ti mbyll gojën opozitës shqiptare dhe ta hesht atë për çështjet sublime dhe humane, siç është ajo e shtetësisë, të cilën Ju si subjekt politik asnjëherë se keni ngritur për 20 vite.

Lojërat politike i bën Qeveria Juaj, e cila mundohet në çdo mënyrë të trafikoj deputet të opozitës, sepse nuk është në gjendje të ekzistojë më këtë shumicë parlamentare. Ne kemi dëshmuar konstruktivitetin tonë kur është fjala për ligjet për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, por atëherë kur ju tregoheni arrogantë ndaj kërkesave tona legjitime dhe te natyrshme, atëherë e kemi patjetër tu demaskojmë nga fuqia juaj politike, e cila e përbëhet nga një shumicë parlamentare që nuk ri dot në këmbët e veta”, reagojnë nga ASH-AAA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat