Zaev: Barazia gjinore në sport është realitet i cili duhet të ndodhë dhe të ruhet

Maqedonia

Zaev: Barazia gjinore në sport është realitet i cili duhet të ndodhë dhe të ruhet

Më: 19 mars 2021 Në ora: 19:52
Zoran Zaev

Barazia gjinore në sport nuk është vetëm mbështetje deklarative, por realitet i cili duhet të ndodhë dhe të ruhet, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në ngjarjen “Barazia gjinore në sport”.

“Ne si Qeveri e njohim barazinë gjinore si një nga punët kyçe për progres pozitiv shoqëror. Por, arritja e barazisë gjinore në sport do të jetë sukses edhe më i madh për të gjithë ne sepse sporti konsiderohet si sferë ku dominojnë meshkujt dhe është koha që bashkërisht t’i tejkalojmë stereotipet gjinore të cilat mbisundojnë në sport”, theksoi kryeministri.

Ai theksoi se sportistet dhe punonjëset e sportit duhet njësoj të marrin pjesë në të gjitha proceset e sjelljes së vendimeve të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e sportit rekreativ dhe të lartë.

“Kemi gra të afta, të mençura dhe të guximshme të cilat bashkë me burrat duhet të kontribuojnë në krijimin e politikave të barabarta në sport”, potencoi Zaevi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat