Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 84 pacientë

Maqedonia

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 84 pacientë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 84 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 543 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 46 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 24 pranime të pacientëve, 7 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 6 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 56 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 114 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 133 pacientë, në Kozle 34 dhe në GAK 7.

Gjithsej 543pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 60 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat