Filipçe: Vaksinimi me AstraZeneca do të fillojë me vaksinat kineze

Maqedonia

Filipçe: Vaksinimi me AstraZeneca do të fillojë me vaksinat kineze

Më: 21 mars 2021 Në ora: 00:54
Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe tha se vaksinimi i popullatës do të fillojë ose me vaksinat AstraZeneca ose me vaksinat kineze.

“Për çdo ditë jemi në komunikim. Prodhuesit ballafaqohen me një sfidë për t’i porositur vaksinat e nevojshme nëpër botë. Kemi njoftimi se do të arrijnë në fund të muaji, në dy javët e prillit”, tha Filipçe.

Ai vlerësoi se vaksinimi i punonjësve shëndetësorë po shkon mirë.

Ndryshe, vaksinimi filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësit shëndetësorë ndërsa prioritet pas tyre kanë personat mbi 70 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat