OBRM-PDUKM vazhdon të kërkojë ndalimin e regjistrimit të popullsisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM vazhdon të kërkojë ndalimin e regjistrimit të popullsisë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Partia maqedonase opozitare vazhdon të kërkojë ndalimin e regjistrimit të popullsisë.

Sipas tyre, ndalimi i regjistrimit duhet të bëhet për shkak të rrezikut nga pandemia.

“Regjistruesit e pavaksinuar janë shpërndarje masive e virusit dhe 2.400 potencialisht të vdekur vetëm nga regjistrimi, ndërsa sipas vlerësimeve do të infektohen rreth 50.000 persona”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se duhet të ndalohet regjistrimi për shkak të shkuarjes së regjistruesve shpi në shpi në kohe pandemia dhe me këtë rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat