Shpërthimi i bombolës së gazit në Mateç, 6 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën

Maqedonia

Shpërthimi i bombolës së gazit në Mateç, 6 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:28
Shpërthimi i bombolës së gazit në Mateç

Gjashtë persona nga Mateçi i Komunës së Likovës të lënduar mbrëmë nga shpërthimi i bombolës së gazit janë jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë djegie të shkallës së dytë, kryesisht në trup, qafë dhe duar.

Deri tek incidenti erdhi kur të lënduarit, kishin vendosur që natën ta kalonin në një vikend shtëpizë që gjendet afër fshatit Mateç. Në mungesë të energjisë elektrike, dyshimet e para të inspektorëve janë se të njëjtit bombolën e kanë përdorur për ndriçim.

Ekipi ynë vizitoi lokacionin në fjalë, për të mbërritur tek i cili ishte një terren i vështirë malor.

“Kjo është vikend shtëpiza, e cila ndodhet rreth 5 km nga fshati Mateç i Komunës së Likovës, ku një natë më parë shpërtheu bombola e gazit duke lënë të lënduar 6 persona. Momentalisht përfaqësuesit nga institucionet kompetente anë duke kryer inspektimet për të gjetur shkaqet që kanë çuar deri të shpërthim”

Të parët që kanë mbërritur në vendin e shpërthimit kanë qenë disa banorë të cilët vet të lënduarit i kanë thirrur në telefon.

“ Mbrëmë rreth orës 21:45 nga Spitali I Kumanovës jemi informuar se janë pranuar 6 persona me lëndime të rënda trupore, të shkaktuara nga shpërthimi I një bombole gazi, në një vikend shtëpizë në fshatin Mateç, në vendin e njohur si “ Kasollet e Mateçit”.

Personat në fjalë menjëherë janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup. Është informuar Prokurori Publik për ngjarjen dhe është bërë inspektim në vendngjarje.”

Kontaktuam me Zjarrfikësit në Kumanovë, të cilët thanë se deri tek ata nuk është lajmëruar askush për një rast të tillë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat