Zëvendëskryeministri Dimitrov në takime në Bundestagun e MPJ të Gjermanisë

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Dimitrov në takime në Bundestagun e MPJ të Gjermanisë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:39
Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot në Berliln kishte takim me Nils Shmid, Zëdhënës i Punëve të Jashtme i grupit parlamentar i Partisë Social-Demokrate në Bundestag.

Integrimi meritor, arritja e konsensusit për kornizën negociuese dhe sa më shpejtë të jetë e mundur mbajtja e konferencës së parë ndër-qeveritare me BE-në, u shqyrtuan në mbledhjen me deputetin gjerman, i cili ndan qëndrimin se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë frenim i procesit aderues.

Dimitrov: “Pozita parimore e Gjermanisë për realizimin e premtimit drejt Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të përfshihen në Union, si rezultat i transformimit të tyre demokratike, është një nga drejtuesit kryesor që na japin besim në suksesin e procesit integrues. Kaluam një rrugë të gjatë dhe të mprehtë e shtruar me shumë sfida të cilat në disa momente dukeshin si të pakapërcyeshme, mirëpo medoemos të ketë kufi mes kushteve për fillimin e negociatave dhe kërkesave joracionale, që bien ndesh me gjithçka evropiane.”

Zëvendëskryeministri Dimitrov gjithashtu informoi edhe për aktivitetet kyçe reformuese që janë kahësuar drejt mbajtjen e dosjes pozitive evropiane të Maqedonisë së veriut, me theks n[ sferat lidhur me sundimin e së drejtës, siç janë reformat në gjyqësor, lufta  kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, liria e shprehjes dhe mediat. Bëhet fjalë për tema dhe çështje thelbësore, veçanërisht të rëndësishme për progresin e procesit aderues me BE-në, të përfshira në “Agjendëm: Evropa në vend”.

Në këto tema u diskutua edhe me Sabine Shter, zyrtare e Politikave të BE-së në MPJ-në Gjermane dhe Suzan Shuc, Drejtore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, të cilave Zëvendëskryeministri Dimitrov jua përcolli pritjet Gjermania edhe më tej të mbetet pro-aktiv drejt realizimit të arritjes së qëllimit strategjik të vendosur bashkërisht.

Dimitrov: “Nuk ka dyshim tek miqtë tanë Gjerman se Maqedonia e Veriut meritoi çeljen e negociatave që nga viti i kaluar. Pavarësisht nga mos përmbushja e pritjeve tona legjitime, fillimi i negociatave jo vetëm që do të jetë nxitje për anën maqedonase, por njëkohësisht do të jetë edhe impuls i ri për politikën e zgjerimit të BE-së”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat