Sela dhe Gashi: Zaev nuk mund të na ofendojë si BDI-në

Maqedonia

Sela dhe Gashi: Zaev nuk mund të na ofendojë si BDI-në

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:35
Ziadin Sela dhe Afrim Gashi

Kryetarët e dy partive shqiptare në opozitë, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, kanë thënë se nuk mund të ketë takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend për Ligjin e Regjistrimit të Popullsisë. Ata thanë se Zaev duhet t’i takojë liderët, ndërsa kryetari i Kuvendit mund t’i takojë kordinatorët e partive. Në përbërjen e paralajmëruar nga kreu i Qeverisë, ata thanë se nuk do të lejojnë të tallet me ta, ndërsa e ftuan Zaevin që nëse do mund të takohet vetëm me kryetarët e partive. Sela tha se deri sot nuk ka pasur ftesë nga Zaevi, andaj për nesër nuk mund të ketë ndonjë takim.

Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët

“Për momentin që flasim ne nuk kemin pasur ftes për tu takuar me Zaevin. Komunikimet partiake janë ndërmjet kryetrarëve të partive politike. Koordinatorët e grupeve parlamentare kanë për obligim të takohen me kryetarin e parlamentin dhe nuk kanë pse takohen me kryeministrin. Në cilësinë e kryetarëve të partive takohen kryetarët. Në cilësitë tjera takohen pozicionet përkatëse me njërin tjetër. Nëse dëshiron takim për të folur për temën që e kemi hapur për shtetësinë jemi të gatshëm. Nëse do të ulet për temën që është marrë vesh me temat me Mickosin, për ne nuk ka nevojë që të takohemi”.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se ka mundësi të arrihet marrëveshje për të zgjidhur një nga problemet më të vështira që tangojnë mijëra shqiptarë, por qasja e këtillë e Zaevit sipas tij është ofenduese.

Afrim Gashi, Alternativa

“Ka pasur paralajmërime nga koordinatori jonë mbase do të na ftojnë por edhe dje e pamë në konferencë edhe fakti që s’kemi marrë ftesë unë dhe Ziadini ajo flet për argumentin se qasja e kryeministrit në raport me ligjin për shtetësi për neve është ofenduese. Nëse z. Zaev dëshiron të flas për përmbajtjen politike të ligjit duhet të takohet me ne e ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe këtë takim e kemi kërkuar edhe më parë që të mbyllet ky ligj të votohet në parlament dhe të debllokohet Kuvendi”.

Sela dhe Gashi thanë se marrëveshja koncensuale për ligjin e shtetësisë mund ti hapë rrugë debllokimit të ligjeve për të cilat opozita shqiptare ka deponuar mijëra amendamente. Po rai tha se nuk mund të bëjnë asnjë kompromis me regjistrimin dhe se shtyerja e këtij procesi nuk mund të jetë çmimi për ligjin e shtetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat